75 Mall Live Search
13:40 / E Mërkurë, 01 Korrik 2026 / Gj Sh

Mbappe lë prapa Messin me një rekord në Kupën e Botës

Kylian Mbappe vazhdon të shkruajë historinë në skenën më të madhe të futbollit.

Me dy golat e shënuar në ndeshjen ndaj Suedisës, sulmuesi francez ka vendosur një rekord të ri në historinë e Kupës së Botës, shkruan IndeksOnline.

Ai është bërë lojtari me më shumë ndeshje ku ka realizuar nga dy gola.

Me plot shtatë ndeshje në Kupën e Botës ku ka shënuar nga dy herë, Mbappe ka lënë pas Lionel Messi, i cili numëron katër dopieta gjatë karrierës së tij në këtë kompeticion.

Pas Messit renditen edhe braziliani Ronaldo dhe Miroslav Klose, të dy me nga katër ndeshje ku kanë realizuar dy gola, ndërsa Gerd Muller mban vendin e pestë me tre.

Ndërkohë Mbappe ka arritur shifrën e 18 golave në Kupën e Botës, një më pak se Leo Messi, i cili mban rekordin aktual./IndeksOnline/