75 Mall Live Search
14:10 / E Mërkurë, 01 Korrik 2026 / Gj Sh

Arsenali zyrtarizon një largim nga skuadra, pritej më shumë nga ai

Pas huazimit njëvjeçar te Porto, Arsenali ka bërë të ditur se ka shitur përfundimisht futbollistin Jakub Kiwior.

Mbrojtësi polak ka nënshkruar kontartë dy vjeçare me skuadrën portugeze, e vlefshme deri më 30 qershor 2028, shkruan IndeksOnline.

Transferimi i Kiwior i ka kushtuar Portos rreth 20 milionë euro.

28-vjeçari u transferua te Arsenali gjatë vitit 2023 nga Spezia, derisa për dy vite e gjysmë veshi fanellën e skuadrës londineze.

Kiwior nuk arriti të binde drejtuesit e ”topçinjeve” për ta mbajtur në skuadër, pasi nuk arriti pritshmëritë e tyre./IndeksOnline/