Jennifer Lopez: Ndarjet duhen festuar
Jennifer Lopez po i sheh ndryshe ndarjet dhe zemërthyerjet, dy vjet pas divorcit të saj nga Ben Affleck.
Këngëtarja dhe aktorja 56-vjeçare ndau mendimet e saj mbi ndarjet, duke thënë se ato nuk duhen parë si dështime, por si mundësi për rritje, transmeton Indeksonline.
Ajo foli për këtë në emisionin në internet të Kareem Rahma-s, “Subway Takes”.
“Ndarjet nuk janë dështime”, tha Lopez në emisionin, i cili u transmetua më 30 qershor. “Ndjej sikur janë një trampolinë drejt një versioni më të mirë të vetes sime.”
Ylli i “Office Romance” beson se shoqëria duhet të ndryshojë mënyrën se si i sheh fundet e marrëdhënieve. “Ne duhet të festojmë ndarjet. Njerëzit duhet të thonë: ‘U ndatë? Urime’. Së pari, sepse ju morët vendimin. Së dyti, sepse ndoshta ishte më e mira për të dyja palët.”/Indeksonline/

