Gresa e Besiana publikojnë “Motra po martohet”, Agnesa shkëlqen si nuse në spot
Gresa Behluli dhe Besiana kanë sjellë projektin e tyre më të ri muzikor, të titulluar “Motra po martohet”.
Kënga, e dedikuar emocionit të martesës së motrës, është shoqëruar me një videoklip të veçantë, shkruan Indeksonline.
Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë projekt është paraqitja e motrës së tyre, Agneses, e cila shfaqet si nuse në videoklip.
Me pamjen elegante dhe atmosferën plot emocion, Agnese i jep spotit një dimension autentik familjar, duke e bërë projektin edhe më domethënës.
Kënga pritet të jetë një nga zgjedhjet e preferuara për dasma dhe festa familjare, ndërsa fansat kanë vlerësuar kombinimin e interpretimit të Gresës dhe Besianës me atmosferën festive të videoklipit./Indeksonline/

