75 Mall Live Search
20:00 / E Mërkurë, 01 Korrik 2026 / AR

Ekskluzive/ Bardhi paralajmëron verën e nxehtë, duet i ri dhe hite të mëdha!

Këngëtari Bardhi njihet si një nga emrat më të dashur për publikun, Ai ka folur për Indeksonline, ku ka zbuluar se kjo verë do të jetë një nga më të ngarkuarat në karrierën e tij, me plot projekte të reja muzikore.

Ai ka bërë të ditur se gjatë sezonit veror pritet të publikojë katër deri në pesë këngë, të cilat i konsideron shumë të veçanta, shkruan Indeksonline.

“Po, këtë verë besoj me 4 ose 5 projekte që i kam shumë për zemër”, është shprehur ai.

Mes hiteve të tij të preferuara, Bardhi nuk ka mundur të zgjedhë vetëm njërin, duke veçuar “Ex” në bashkëpunim me Elvana Gjatën dhe “Mos ma prish” me Melinda Ademin.

Artisti për Indeksonline ka zbuluar gjithashtu një tjetër surprizë për fansat, duke konfirmuar se së shpejti do të publikojë një bashkëpunim me aktorin dhe këngëtarin Olsi Bylyku.

“Bardhi ft. Olsi Bylyku është kënga e verës”, ka thënë ai.

I pyetur për stilin e muzikës që preferon, Bardhi është shprehur se e gjen veten më shumë te këngët e dashurisë.

“Preferoj më shumë këngë dashurie. Edhe kur nuk e kuptoj gjuhën, mjafton melodia dhe instrumentali që ta ndjej këngën”, u shpreh ai.

Sa i përket jetës private, Bardhi tha se ka arritur të ruajë ekuilibrin mes familjes dhe angazhimeve profesionale, pavarësisht se, përveç muzikës, ai dhe partnerja e tij janë angazhuar edhe në tre biznese të reja online.

Ai dha edhe një detaj për një nga projektet e ardhshme, duke zbuluar se një prej këngëve të kësaj vere do të realizohet vetëm me instrumente live, ndryshe nga produksionet e zakonshme.

Në fund, Bardhi pati edhe një mesazh për çiftet e reja që po bëhen prindër.

“Kujdesuni shumë për shëndetin e gruas, sepse ajo po sjell në jetë bekimin më të madh. Pastaj shijojeni, sepse nuk ka ndjenjë më të bukur,” përfundoi ai./Indeksonline/