75 Mall Live Search
20:30 / E Mërkurë, 01 Korrik 2026 / AR

Vesa Luma dhe urimi i veçantë për Big Bastën: 15 vite dashuri që s’u tundën nga asgjë

Këngëtarja Vesa Luma ka ndarë një urim emocional për bashkëshortin e saj, reperin Big Basta, me rastin e ditëlindjes së tij të 40-të.

Në mesazh, Luma e ka quajtur partnerin “gjysma ime”, duke kujtuar 15 vitet e tyre së bashku dhe duke theksuar se lidhja e tyre ka kaluar çdo sfidë, duke mbetur e fortë dhe e qëndrueshme ndër vite, shkruan Indeksonline.

Ajo shkruan se dashuria e tyre ka marrë forma të ndryshme me kalimin e kohës, por ka ruajtur gjithmonë një karakter të shenjtë dhe të paprekshëm.

“Gëzuar ditëlindjen gjysma ime… mirë se erdhe në klubin e të 40-ave”, ka shkruar ajo me humor.

Në urim përfshihet edhe djali i tyre, Liani, me të cilin ajo thekson se familja nuk e imagjinon jetën pa Big Bastën, pavarësisht momenteve të përditshme plot humor dhe “cringe”, siç i përshkruan ajo.

Çifti ka organizuar gjithashtu një festë ditëlindjeje në një hotel, të dekoruar si surprizë për reperin. Në fund të postimit, Luma e përmbyll urimin me një dedikim dashurie./Indeksonline/