75 Mall Live Search
11:49 / E Enjte, 02 Korrik 2026 / F.R

IPK shënon 20-vjetorin e themelimit, marrin pjesë Haxhiu, Kurti dhe Sveçla

Inspektorati Policor i Kosovës po shënon sot 20-vjetorin e themelimit, në një ceremoni që do po mbahet në Hotel “Venus”, në rrugën Prishtinë–Lipjan, afër QMI-së.

Në këtë ngjarje po marrin pjesë ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ceremonia pritet të shënojë dy dekada të funksionimit të IPK-së, institucion përgjegjës për mbikëqyrjen dhe hetimin e rasteve që lidhen me zyrtarët policorë, me fokus në forcimin e llogaridhënies dhe integritetit në Policinë e Kosovës.