Ekskluzive: Gazi i Pejës e rehatoi me punë Besnik Osmanin, zyrtarin që dha sot dorëheqje nga LDK-ja
Besnik Osmani, ish-kryetar i degës së LDK-së në Fushë Kosovë ka dhënë sot dorëheqje nga partia.
Ish-kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga LDK duket se e ka patur “veshkën e nxehtë” për largim ngase Gazi i Pejës pak kohë më parë e kishte rehatuar me punë.
Kryetari i Pejës e kishte shpallur fitues Besnik Osmanin në një kontratë publike për shërbime konsulente. Çmimi total i kontratës ka vlerë 20 mijë e 400 euro dhe vlen deri më 22 prill të vitit 2028.

“Shërbime Konsulente Individuale për nevojat e Drejtorisë së Administratës dhe Komunës së Pejës”, është puna për të cilën do të paguhet Osmani nga Komuna e Pejës edhe për dy vitet e ardhshme.
Ish-kandidati i LDK-së ka pranuar të jep dorëheqje nga partia, por jo edhe nga puna në të cilën do t’i ofroi miku i tij që shërben ende në parti./Indeksonline/

