75 Mall Live Search
09:15 / E Premte, 03 Korrik 2026 / L A

Këto janë ndeshjet e radhës të 1/16-tave të Botërorit

Faza e 1/16-tave e Kampionatit Botëror prodhoi shumë befasi dhe të papritura.

Eliminimet e “favoritëve” si Gjermania dhe Holanda, nga Paraguaji dhe Maroku ishin dy befasitë e mëdha të turneut.

Ndërsa sonte zhvillohet vetëm një ndeshje, ajo midis Australisë dhe Egjiptit të Mohamed Salahut me të dyja këto që po luftojnë për një vend në 1/8-tat.

Pas këtyre do të vazhdojnë edhe ndeshje tjera në mesnatë si kampioni në fuqi, Argjentina që përballet me surprizën e këtij edicioni, Cape Verden dhe Kolumbia ndaj Ganës.

Ndeshja Australi-Egjipt zhvillohet në orën 20:00, ndërsa Argjentina-Cape Verde në orën 00:00 dhe Kolumbi-Ganë në orën 03:30./IndeksOnline/