75 Mall Live Search
10:10 / E Premte, 03 Korrik 2026 / Z S

Petrol Company vazhdon të ofrojë cilësi dhe kursim për klientët

Petrol Company vazhdon të e mbajë të fortë pozitën e saj në treg duke ofruar derivate cilësore me çmime konkurruese.

Kompania thekson se prioritet mbetet ofrimi i produkteve të kontrolluara, të cilat garantojnë siguri dhe performancë për automjetet, ndërsa klientët përfitojnë edhe kursime në çdo furnizim.

Përvoja në Petrol Company nuk kufizohet vetëm te furnizimi me karburant. Në rrjetin e marketeve One Stop Shop dhe restoranteve Be Happy, klientët mund të gjejnë produkte të ndryshme, ushqim të freskët, kafe dhe pije, si dhe oferta të veçanta që e bëjnë çdo ndalesë më të leverdishme.

Për të qenë gjithmonë të informuar për zbritjet, promocionet dhe ofertat ditore, klientët mund ti bashkohen grupit zyrtar të Petrol Company në Viber, ku publikohen rregullisht njoftimet më të fundit.

Me fokus në cilësi, shërbim të besueshëm dhe kujdes ndaj klientëve, Petrol Company vazhdon të mbetet një nga emrat më të besuar në treg, duke ofruar zgjidhje praktike dhe ekonomike për nevojat e përditshme të shoferëve.