75 Mall Live Search
14:15 / E Martë, 30 Qershor 2026 / AR

Regjistrimet kanë filluar – profesionin që ëndërron e gjen në UBT!

UBT-ja ka hapur zyrtarisht regjistrimet për vitin e ri akademik, duke ftuar maturantët dhe të gjithë të rinjtë që synojnë të ndërtojnë një karrierë të suksesshme të bëhen pjesë e institucionit lider në arsimin e lartë në Kosovë dhe rajon.

UBT-ja vazhdon të ofrojë një model të veçantë të studimit, ku arsimi cilësor ndërthuret me teknologjinë, inovacionin, kërkimin shkencor dhe përvojën praktike, duke përgatitur studentët për tregun modern të punës dhe sfidat globale.

Studentët që zgjedhin UBT-në përfitojnë nga mbi 50 programe dhe më shumë se 150 fusha specializimesh studimi në nivelet bachelor dhe master, të ndërtuara sipas standardeve më të larta ndërkombëtare dhe të orientuara drejt profesioneve më të kërkuara të së tashmes dhe së ardhmes.

Përmes laboratorëve modernë, UBT Smart City, bashkëpunimeve me universitete prestigjioze ndërkombëtare, mobilitetit akademik dhe partneriteteve me industrinë, UBT-ja krijon një ekosistem të plotë ku teoria shndërrohet në praktikë dhe idetë në projekte konkrete.

Në UBT, studentët zhvillojnë kompetenca profesionale, aftësi lidershipi, kulturë inovative dhe përvojë ndërkombëtare, duke u bërë pjesë e një komuniteti akademik që për më shumë se një çerek shekulli ka nxjerr mijëra profesionistë të suksesshëm në Kosovë, rajon dhe botë.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë online dhe të sjellin dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim në qendrat e UBT-së.

Profesionin që ëndërron e gjen në UBT.

APLIKO TANI ONLINE!