Sulmuesi kosovar Yll Gashi vazhdon kontratën me Bayern Munich
Një tjetër talent nga Kosova, Yll Gashi i cili po shkëlqen në Gjermani, do të vazhdoj të jetë pjesë e gjigantit Bayern Munich.
Gashi së fundi ka nënshkruar kontratë të re me Bayernin, e vlefshme deri në vitin 2028, shkruan IndeksOnline.
Sulmuesi 18-vjeçar nga sezoni i ri do të jetë pjesë e skuadrës së dytë të bavarezëve.
Yll Gashi sezonin e fundit me ekipin U19 të Bayern Munich shënoi 12 gola dhe bëri 6 asistime./IndeksOnline/

