75 Mall Live Search
17:54 / E Premte, 03 Korrik 2026 / Gj Sh

Fenerbahce zyrtarizon transferimin e mbrojtësit holandez nga Manchester City

Fenerbahce është mjë prej skuadrave më aktive në tregun e transferimeve.

Pas nënshkrimit me sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi, gjiganti turk ka bërë një transferim tjetër të madh, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e Fenerbahces ka njoftuar transferimin e mbrojtësit holandez, Nathan Ake.

Pas gjashtë sezoneve me Manchester Cityn, Ake do ta vazhdoj karrierën te skuadra turke, ku tashmë ka nënshkruar kontratë dhe do të bashkohet në fazën përgatitore në Austri.

Raportohet se transferimi i holandezit i ka kushtuar Fenerbahches 8.5 milionë euro./IndeksOnline/