Dështon përfundimisht transferimi i Granit Xhakës te Chelsea
Ka dështuar përfundimisht transferimi i futbollistit Granit Xhaka te skuadra e Chelseas.
Gjithçka nisi javën e kaluar, kur u raportua se mesfushori kosovar ka arritur marrëveshje me skuadrën londineze, pasi ishte bindur nga trajneri Xabi Alonso, me të cilin kishte punuar bashkë te Bayer Leverkusen, shkruan IndeksOnline.
Ditë më vonë, Chelsea kishte bërë një ofertë prej 8 milionë funtesh te Sunderland, me ”Macat e Zeza” që refuzuan ofertën dhe bën të qartë se Xhaka nuk është në shitje për asnjë çmim.
Sipas raportimve të fundit, edhe 33-vjeçari tashmë ka vendosur të qendroj te Sunderlandi, me skuadrën ku ka kontratë deri në vitin 2028.
Pas bisedimeve që kishte me drejtuesit e kulibit, Xhaka ka vendosur të jetë nën urdhërtat e trajnerit Regis Le Bris./IndeksOnline/
🚨EXCL: 🔴⚪️🇨🇭 #PL |
— Santi Aouna (@Santi_J_FM) July 3, 2026
❗️Granit Xhaka will stay at Sunderland
❌️ Deal with Chelsea is offhttps://t.co/iCIHesMKgW pic.twitter.com/w9DcbRdAQY

