75 Mall Live Search
23:15 / E Premte, 03 Korrik 2026 / MSH1

Vijon aksioni për gjetjen e Xhafer Raqit, angazhohet edhe Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim

Në orët e hershme të mëngjesit ka rifilluar aksioni për gjetjen e Xhafer Raqit, pas kërkimeve intensive që u zhvilluan gjatë gjithë natës së kaluar.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se ekipet e saj vazhdojnë të jenë të angazhuara në terren, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon pa ndërprerje.

Sipas njoftimit, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet e tjera kompetente, është riangazhuar edhe Departamenti i Dronistëve, me qëllim të rritjes së mundësive për lokalizimin dhe gjetjen sa më të shpejtë të Xhafer Raqit.

“Shpresojmë që ai të gjendet sa më shpejt dhe lutemi për shëndetin dhe mirëqenien e tij. Falënderojmë të gjithë ata që po kontribuojnë dhe po ofrojnë mbështetje në këtë aksion”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.