75 Mall Live Search
13:51 / E Shtunë, 04 Korrik 2026 / Gj Sh

Lojtarët e Anglisë mund të përdorin Viagra para ndeshjes me Meksikën

Futbollistët e Anglisë kanë marr dritën jeshile që të mund të përdorin Viagra, para ndeshjes me Meksikën, në Kupën e Botës.

sipas raportimeve nga mediat britanike, arsyeja nuk lidhet me përdorimin për të cilin ilaçi njihet më së shumti, por me efektin e tij në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe furnizimit me oksigjen në organizëm, shkruan IndeksOnline.

Kjo mund të jetë e dobishme në ndeshjen kundër Meksikës, e cila do të zhvillohet në Mexico City, rreth 2.240 metra mbi nivelin e detit, ku lartësia mbidetare mund të ndikojë në performancën fizike të futbollistëve.

Ekspertët kanë studiuar prej vitesh efektin e sildenafilit në aktivitetet sportive që zhvillohen në lartësi të mëdha, pasi ai mund të ndihmojë disa sportistë të përballojnë mungesën relative të oksigjenit. Megjithatë, studimet nuk kanë dhënë rezultate përfundimtare se përfitimi është i njëjtë për të gjithë atletët.

Pavarësisht se përdorimi i Viagra-s lejohet nga WADA, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim se stafi mjekësor i kombëtares angleze planifikon ta përdorë këtë opsion para sfidës me Meksikën./IndeksOnline/