Ibrahimovic me kritika ndaj Portugalisë: Nuk mund të fitosh me një 41-vjeçar si Ronaldo
Zlatan Ibrahimovic ka bërë disa kritika për kombëtaren portugeze në Kupën e Botës.
Portugalia arriti të kualifikohet në 1/8 e finales, pasi e mposhti Kroacinë me rezultat 2-1, mes polemikash të shumta, shkruan IndeksOnline.
Në cilësinë e analistit, Ibra tha se nuk e sheh Portugalinë favorite, pasi nuk mund të fitoj asgjë, derisa ka në skuadër një 41-vjeçar si Cristiano Ronaldo, i cili me egon e tij e mban peng ekipin.
”Fansat e Portugalisë mund ta kishin pritur atë që po ndodh. Nuk mund të presësh të fitosh asgjë në vitin 2026 me një Cristiano Ronaldo 41-vjeçar që udhëheq sulmin. Sidomos kur Gonçalo Ramos është në stol dhe futet në lojë duke shënuar.
Kjo nuk është ‘udhëheqje legjendare’. Është ego që po e mban ekipin peng. Ronaldo e ka humbur prekjen dhe lëvizshmërinë. Tani ai thjesht qëndron në zonë. Në këtë pikë, aura e tij po e mban më shumë sesa këmbët. Vazhdimi i aktivizimit të tij si titullar është thjesht çmenduri e nxitur nga nostalgjia.”, ka deklaruar Zlatan Ibrahimovic./IndeksOnline/

