75 Mall Live Search
16:58 / E Shtunë, 04 Korrik 2026 / L A

Serena Williams tërhiqet nga gara e Wimbledon

Tenistja legjendare, Serena Williams do të merrte pjesë në garën e Wimbledonit.

Ajo do të garonte në garat dyshe krah motrës së saj, Venus në rikthimin e saj pas pensionimit.

Por kjo gjë nuk do të ndodhë pasi që Williams, pësoi një lëndim në gju duke vendosur të tërhiqet nga kjo garë.

“Jam zemërthyer që duhet të tërhiqem nga dyshet. Kthimi për të garuar përsëri ka qenë një dhuratë dhe mundësia për të luajtur përsëri përkrah Venus do të thoshte gjithçka për mua. Bëra gjithçka që munda për të qenë gati, por për fat të keq gjuri im thjesht nuk është gati për të garuar. Jam veçanërisht mirënjohëse ndaj drejtorit të turneut, Jamie Baker, dhe të gjithë ekipit të turneut që më dhanë çdo mundësi për të luajtur këtu”, deklaroi tenistja amerikane./IndeksOnline/