75 Mall Live Search
17:25 / E Shtunë, 04 Korrik 2026 / L A

Trossard drejt largimit nga Arsenalit, arrin marrëveshje me klubin e njohur evropian

Leandro Trossard pritet të largohet nga Arsenali.

Mundësia për të gjetur një vend si startues absolut, e bën atë të mendojë për një të ardhme jashtë kampionëve të Anglisë.

Sipas “The Athletic”, belgu ka arritur marrëveshje me gjigantin turk, Besiktas me një transferim prej 20 milionë eurosh.

Aty pritet të bëhet bashkëlojtar me yjet shqiptarë si Milot Rashica dhe Kristjan Asllani.

Trossard, kishte bërë 174 paraqitje me “Topçinjtë”, ku shënoi 36 gola dhe 34 asistime ku arriti të fitonte Community Shield dhe titullin e Premierligës./IndeksOnline/