75 Mall Live Search
09:44 / E Diele, 05 Korrik 2026 / L A

Ramadani largohet nga Lecce, pritet t’i bashkohet klubit turk

Ylber Ramadani ka vendosur të largohet nga Lecce.

Dëshira për të provuar një aventurë të re shtyu yllin kuqezi të marrë këtë vendim.

Ai pritet të vazhdojë karrierën në Turqi, te skuadra e sapongritur në Superligën turke, Çorum.

Sipas Gianluca Di Marzios, Ramadani ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin turk.

Ramadani, kështu largohet si një legjendë nga Lecce ku kishte bërë 104 paraqitje dhe shënoi 3 gola dhe 1 asistim, teksa ndihmoi klubin e tij të shmangte rënien nga Serie A./IndeksOnline/