75 Mall Live Search
11:01 / E Hënë, 06 Korrik 2026 / G T

Zyrtare: Dështoi në Europë, Albin Berisha rikthehet te Ballkani

FC Ballkani ka zyrtarizuar rikthimin e sulmuesit Albin Berisha, i cili do të veshë sërish fanellën portokalli e zi.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi suharekas përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku rikthimi i Berishës është cilësuar si një kthim në “shtëpi”, shkruan Indeksonline

“Pas përvojës së fituar jashtë vendit, Berisha rikthehet në klubin ku u zhvillua dhe arriti sukseset më të mëdha, me synimin për të dhënë edhe një herë kontribut të rëndësishëm në realizimin e objektivave të ekipit”, thuhet në njoftimin e FC Ballkanit.

Sulmuesi pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën në sezonin e ri, ndërsa klubi i ka uruar mirëseardhje dhe suksese, duke shprehur besimin se ai do të vazhdojë të kontribuojë me gola dhe paraqitje të mira me fanellën portokalli e zi./Indeksonline/