Tenisti kanadez nuk e përmend emrin e Djokovicit: Nuk e njoh, e di që është lojtar nga Serbia!
Auger-Aliassime arriti fitore të vështirë 3:2 me sete ndaj spanjollit, Davidovich Fokina në turneun më të vlefshëm të tenisit, Ëimbledon.
Kurse në raundin tjetër, do të takohet me Novak Djokovicin, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes, Auger u pyet për kundërshtarin e radhës. Ai bëri një përgjigje interesate:
“Po kam dëgjuar, nuk e di – thonë se është një lojtar nga Serbia. Jo edhe aq keq, apo jo! Kaq pashë. Nuk e njoh shumë. Do t’i shikojë disa video dhe të bëhem gati”.
Ndeshja mes tij dhe Djokovicit zhvillohet më shtatë korrik./Indeksonline/

