75 Mall Live Search
14:17 / E Hënë, 06 Korrik 2026 / G T

Zyrtare: Filipe Luis emërohet trajner i ri i skuadrës nga Ligue 1

AS Monaco ka zyrtarizuar emërimin e Filipe Luis në postin e trajnerit të parë, duke hapur një kapitull të ri në historinë e klubit nga Principata.

Tekniku brazilian, 40 vjeç, ka firmosur një kontratë që do ta mbajë në stolin e Monacos deri në qershor të vitit 2028, shkruan Indeksonline

Përmes një njoftimi zyrtar, klubi francez shprehu kënaqësinë për arritjen e marrëveshjes me ish-mbrojtësin e njohur brazilian, duke theksuar se emërimi i tij shënon fillimin e një epoke të re.

Filipe Luis nis kështu aventurën e tij në Ligue 1 me synimin për ta rikthyer Monacon në garën për trofetë dhe për ta bërë skuadrën konkurruese si në kampionatin francez, ashtu edhe në arenën evropiane./Indeksonline/