75 Mall Live Search
16:27 / E Martë, 07 Korrik 2026 / Gj Sh

Lider në mbrojtje, Fatmir Rexhaj vazhdon kontratën me Feronikelin ’74

Një nga mbrojtësit më të mirë në futbollin kosovar, Fatmir Rexhaj i ka mbetur besnik Feronikelit ’74.

Rexhaj ka vazhduar kontratën me skuadrën nga Drenasi, shkruan IndeksOnline.

Ai ishte një nga meritorët që Feronikeli ’74 arriti inkuadrimin në Superligë.

”Fatmir Rexhaj, njëri ndër mbrojtësit më të dalluar të sezonit të kaluar, vazhdon rrugëtimin me FC Feronikeli 74”, thuhet në njoftimin e klubit./IndeksOnline/