75 Mall Live Search
10:29 / E Mërkurë, 08 Korrik 2026 / MSH1

Ndryshojnë rregullat në seancën për vrasjen e Bekim Varit, mediat s’mund të incizojnë dëshmitarët

Sot ka vazhduar seanca gjyqësore në rastin që tronditi Ferizajn, atë të vrasjes së Bekim Varit.

Ndryshe nga seancat e kaluara, kur mediat u lejuan të ndiqnin procesin dhe të incizonin deklaratat e dëshmitarëve, këtë herë u vendosën kufizime, shkruan Indeksonline.

Në fillim të seancës, gjyqtarja Hakile Ilazi ua tërhoqi vërejtjen mediave se nuk u lejohet incizimi i deklaratave të dëshmitarëve.

“Mund të preken edhe çështje të privatësisë dhe ky ndalim do të vlejë deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor. Sipas aktakuzës, kemi edhe një numër tjetër të dëshmitarëve”, deklaroi gjyqtarja Ilazi.

Sipas vendimit të gjykatës, mediat mund ta ndjekin seancën, por nuk kanë të drejtë të incizojnë dëshmitë e dëshmitarëve deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor. /Indeksonline/