75 Mall Live Search
15:38 / E Mërkurë, 08 Korrik 2026 / Gj Sh

Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Europa League

Edhe një sezon do të nis për gjyqtarët kosovarë në garat evropiane.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se UEFA i ka besuar një tjetër detyrë të rëndësishme ekipit të gjyqtarëve nga Kosova, shkruan IndeksOnline.

Visar Kastrati është deleguar si gjyqtar kryesor në ndeshjen e raundit të parë kualifikues të UEFA Europa League, ndërmjet CSKA Sofia dhe Derry City F.C.

Asistentët e tij do të jenë Granit Hyseni dhe Arbnor Bullatovci ndërsa Valon Bajgora si gjyqtar i katërt e Genc Nuza do të jetë në AVAR.

Ndeshja mes CSKA Sofia dhe Derry Cityt zhvillohet të enjten më 9 korrik./IndeksOnline/