75 Mall Live Search
15:43 / E Mërkurë, 08 Korrik 2026 / b l

Kurti pret në takim komandantin e KFOR-it, diskutohet për zhvillimet aktuale dhe situatën e sigurisë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Në nisje të takimit, që rastisi në ditën e certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, kryeministri Kurti pranoi urime nga gjeneralmajor Ulutaş për fitoren e 7 Qershorit.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike, si dhe për situatën e sigurisë në vend dhe rajon. Krahas angazhimit për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, u diskutua edhe për bashkëpunimin e mirë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, si dhe mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të tij.