S’i ngrehi frerin e dorës, momenti kur AUDI përfundoi në një shtëpi (Pamje)
Një shofere në Zagreb ka harruar t’i ngrehë frerin e dorës veturës së markës AUDI.
Gruaja shihet duke dalë nga makina dhe pa kthyer fare kokën prapa, ose më saktë, nuk e vuri re që automjeti kishte filluar të lëvizte.
Audi ngadalë po ecte drejt rrugës ku, për fat të mirë, nuk pati përplasje me automjete të tjera.

Pasi kaloi rrugën, makina u përplas me një shtëpi, gjë që shënoi fundin e udhëtimit të saj të shkurtër dhe ‘pa pilot’./Indeksonline/
Ručna je dodatna oprema
by u/Wild-Judge5231 in promet

