Gjilani humb një nga yjet e skuadrës, do ta vazhdojë karrierën në Marok
Senad Jaroviq është larguar nga skuadra e Gjilanit.
Jaroviq, bëri hapin e tij të radhës duke vazhduar karrierën në Marok, te skuadra e IR Tanger.
“Ky nënshkrim pasqyron dëshirën e klubit për të forcuar radhët e tij me lojtarë të aftë për të ofruar vlerë të vërtetë teknike dhe për të përmirësuar opsionet sulmuese të stafit të trajnerëve, në përputhje me objektivat e ekipit”, shkruhet në njoftimin e klubit marokan.
Jaroviq, kaloi plot 3 vite te Gjilani duke bërë 90 paraqitje dhe ka shënuar 41 gola dhe 19 asistime./IndeksOnline/

