Laurinë Gashi nuk dorëzohet, vazhdon garën për medalje në Hungari
Xhudistja kosovare Laurinë Gashi ka siguruar vazhdimin e garës në repasazh në Kupën Evropiane për Juniorë, që po mbahet në Paks të Hungarisë.
Sipas njoftimit të Federatës së Xhudos së Kosovës, Gashi në paraqitjen e saj të parë u ndesh në çerekfinale me Valeriia Kozlova nga Rusia, ku u mposht me Ippon.
Megjithatë, ajo vazhdoi garën në repasazh, ku në ndeshjen e parë shënoi fitore me Ippon ndaj Victoria Kiss nga Hungaria.
Në duelin e radhës të repasazhit, xhudistja do të përballet me Mackenzie McPherson nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

