75 Mall Live Search
16:35 / E Diele, 12 Korrik 2026 / G T

A e preku topi ndonjë kabllo te goli i Anglisë? Reagon FIFA

Një moment i diskutueshëm në çerekfinalen e Kupës së Botës mes Norvegjisë dhe Anglisë ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Sipas pretendimeve që po qarkullojnë, topi kishte prekur kabllon e kamerës ajrore përpara se të përfundonte te një lojtar i Anglisë, në aksionin që çoi te goli i Jude Bellingham kundër Norvegjisë, shkruan Indeksonline

Madje, raportohet se përfaqësuesit e Norvegjisë e kishin raportuar incidentin edhe te gjyqtari gjatë ndeshjes.

Megjithatë, FIFA ka mohuar se ka pasur ndonjë kontakt të tillë. Sipas shtëpisë botërore të futbollit, teknologjia e topit të lidhur nuk ka regjistruar asnjë prekje.

“Sensori ‘heartbeat’ i topit të lidhur nuk ka regjistruar asnjë sinjal kontakti”, thuhet në qëndrimin e FIFA-s.

Kujtojmë që Anglia siguroi kualifikimin tutje në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi fitoi 2:1 ndaj Norvegjisë./Indeksonline/