Konate sfidon Spanjën dhe Yamalin: Nuk kemi frikë nga askush, në fund do të shihet kush do të festojë!
Mbrojtësi i Francës, Ibrahima Konate, ka reaguar ndaj deklaratave të Lamine Yamalit para gjysmëfinales së Kupës së Botës kundër Spanjës.
Futbollisti francez theksoi se “Les Bleus” nuk ndikohen nga deklaratat e kundërshtarëve dhe se fokusi i tyre është vetëm përgatitja për ndeshjen, shkruan Indeksonline
“Ai mund të thotë çfarë të dojë. Ne do të përgatitemi sa më mirë dhe, në fund të ndeshjes, do ta shohim se në anën e kujt do të jetë rezultati”, deklaroi Konate.
Mbrojtësi shtoi se Franca nuk i frikësohet Spanjës apo asnjë kundërshtari tjetër.
“Nuk kemi frikë nga Spanja. Jo, jo, jo. Sinqerisht, nuk i kushtojmë rëndësi asaj që thuhet. Nuk duhet të kemi frikë nga askush. Duhet të mbetemi të përulur dhe të mos biem në atë kurth, sidomos në këtë fazë të turneut”, përfundoi ai.
🚨🚨 LA RÉPONSE DE KONATÉ 🇫🇷, INTERROGÉ SUR LES PROPOS DE LAMINE YAMAL 🇪🇸🎙️:
— BeFootball (@_BeFootball) July 12, 2026
« IL PEUT DIRE CE QU'IL VEUT, ON VA ESSAYER DE SE PRÉPARER DU MIEUX POSSIBLE.
Et à la fin du match, ON VERRA POUR QUI CE SERA FAVORABLE. 🥶
Si on a peur de l’Espagne 🇪🇸 (comme l’a dit Yamal) ? NON… https://t.co/yiwDLrC7VM pic.twitter.com/dZYdAg7yNm
Franca dhe Spanja do të përballen në gjysmëfinale, në një duel që pritet të jetë një nga më të fortët e këtij edicioni të Kupës së Botës./Indeksonline/

