Nuk e lejoi Francën, por e lejoi Argjentinë… pse vendosen shirita të zi kampionët në fuqi?
Fitorja e Argjentinës me rezultat 3:1 ndaj Zvicrës, që i siguroi “Albicelestes” kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, u shoqërua edhe me polemika jashtë fushës.
Futbollistët argjentinas zbritën në fushë me shirita të zinj në krah, në shenjë nderimi për legjendën e futbollit argjentinas, Antonio Rattín, i cili ndërroi jetë një ditë më parë, shkruan Indeksonline
Megjithatë, ky veprim ka nxitur reagime në rrjetet sociale, pasi disa tifozë kujtuan se FIFA më herët nuk e kishte lejuar Kombëtaren e Francës të mbante shirita të zinj në nderim të nënës së trajnerit Didier Deschamps.
🚨 QUELLE HONTE !
La FIFA avait interdit à l’équipe de France de porter un brassard noir en hommage à la maman de Didier Deschamps 💔
Cette nuit, elle a pourtant autorisé l’Argentine à en porter un… pic.twitter.com/KI3wEC2wIW— FRENCHRAPUS 🇺🇸 (@FrenchRapUS) July 12, 2026
Ky kontrast ka hapur debat mes tifozëve, të cilët kanë kërkuar sqarime mbi kriteret e përdorura nga FIFA për miratimin e simboleve përkujtimore gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës./Indeksonline/


