75 Mall Live Search
16:23 / E Hënë, 13 Korrik 2026 / Z S

Hoti takohet me Avokatin e Popullit, në fokus llogaridhënia institucionale dhe të drejtat e qytetarëve

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, z. Andin Hoti, e priti sot në takim Avokatin e Popullit, z. Naim Qelaj, me të cilin diskutoi për çështjet që ndërlidhen me fushëveprimin e Ministrisë dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Gjatë takimit u shkëmbyen pikëpamje lidhur me çështjet që Institucioni i Avokatit të Popullit ka trajtuar dhe vazhdon t’i trajtojë, e që bien në kompetencat e Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

Ministri Hoti theksoi gatishmërinë për bashkëpunim me Institucionin e Avokatit të Popullit, duke vlerësuar rolin e tij në forcimin e sundimit të ligjit, llogaridhënies institucionale dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore.