75 Mall Live Search
18:03 / E Hënë, 13 Korrik 2026 / b l

Arrestohet në Prishtinë një shtetas i huaj i kërkuar nga Interpoli 

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, Sektori FAST, pas pranimit të informatave në rruge operative, sot me datën 13 korrik në Prishtinë kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar, F.R shtetas Gjerman, i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga Republika Federale e Gjermanisë.

Personi i arrestuar, kërkohej për veprën penale ‘’Trafikim i paligjshëm i substancave narkotike’’ e dënueshme sipas ‘Kodit Penal Gjerman’.

Me aktvendim të Prokurorit Kujdestar nga Prokuroria Themelore, personit të lartcekur ju është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, përderisa rasti vijon të trajtohet nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor-ILECU në koordinim me autoritetet e drejtësisë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin ndërkombëtar policor dhe në realizimin e urdhër arresteve ndërkombëtare, me qëllim të luftimit të krimit dhe forcimit të sundimit të ligjit.