75 Mall Live Search
17:22 / E Hënë, 13 Korrik 2026 / Z S

Familja vazhdon të kërkojë ndihmë për gjetjen e 78 vjeçarit, i zhdukur qe 10 ditë

Janë bërë 10 ditë që kur 78 vjeçari Xhafer Raqi, është shpallur i zhdukur nga familja.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Për kërkimin e tij, ishin angazhuar ekipet e Shoqatës së Kërkim – Shpëtimit, Policisë, Drejtorisë së Emergjencave të Komunës së Prishtinës e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Operacioni kryesisht ishte zhvilluar rreth Butovcit, ku ishte gjetur një sandale e cila dyshohet se i takonte atij.

Por, në mungesë të ndonjë detaji konkret rreth lokacionit se ku mund të jetë ai, kërkimet janë ndërprerë deri në marrjen e një informacioni të ri.

Ndërkaq, familjarët lusin për ndihmë të gjithë qytetarët për gjetjen e të moshuarit që vuan nga demenca (harresa).

“Krejt ata që kanë informacione për 78 vjeçarin le të lajmërohet në këtë numër telefoni: +383 44 737 900”, thuhet në apelin e familjes.