Nesër në Bruksel Konferenca e 9-të e Anëtarësimit Shqipëri-BE, pritet mbyllja e përkohshme e tre kapitujve
Nesër, më 14 korrik, në Bruksel do të zhvillohet Konferenca e 9-të e Anëtarësimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, në kuadër të negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.
Sipas rendit të ditës, konferenca pritet të shërbejë për mbylljen e përkohshme të tre kapitujve të negociatave: Kapitulli 25 – Shkenca dhe Kërkimi, Kapitulli 26 – Arsimi dhe Kultura dhe Kapitulli 30 – Marrëdhëniet me Jashtë, shkruan A2CNN.
Takimi është planifikuar të nisë rreth orës 19:00 (me orën lokale të Brukselit), ndërsa konferenca për shtyp pritet të mbahet mes orës 19:30 dhe 20:00

