Qëllohet me thikë 22-vjeçari në Fushë-Krujë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, ku një i ri ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një konflikti me armë të ftohtë, raporton A2CNN.
Sipas informacioneve të para, viktimë e këtij sulmi është një 22-vjeçar, i cili është qëlluar me thikë.
Për shkak të plagëve të marra, i riu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e specializuar mjekësore.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërkohë që nuk ka një njoftim nga Policia e Shtetit.

