Yamal kundër deklaratave raciste të ish-kryeministrit spanjoll: Futbolli bashkon njerëzit…!
Ylli i ri i Spanjës, Lamine Yamal, ka reaguar pas deklaratave të konsideruara raciste të ish-kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy, i cili foli për përbërjen e Kombëtares së Francës.
Rajoy kishte deklaruar: “Franca ka një skuadër të nivelit shumë të lartë… por pa francezë”.
Deklarata e tij ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, pasi është cilësuar si fyese dhe diskriminuese ndaj futbollistëve me prejardhje të ndryshme që përfaqësojnë Francën.
Lamine Yamal zgjodhi të japë një mesazh të fortë kundër racizmit dhe në mbështetje të diversitetit.
“Futbolli shërben për të integruar njerëzit në shoqëri. Shembujt më të mirë të integrimit janë Spanja dhe Franca.”
Mesazhi i futbollistit spanjoll është vlerësuar gjerësisht në rrjetet sociale, duke u konsideruar si një përgjigje dinjitoze ndaj gjuhës së urrejtjes dhe një mbrojtje e vlerave të futbollit modern./Indeksonline/

