75 Mall Live Search
09:19 / E Martë, 14 Korrik 2026 / AR

Kim Kardashian surprizon me një selfie krah Lewis Hamiltonit

Kim Kardashian ndau një seri fotosh në Instagram nga pushimet familjare në një liqen, ku ajo e shijoi momentin me të dashurin Lewis Hamilton dhe katër fëmijët e saj.

Selfieja që tërheq më shumë vëmendje është ajo në të cilën ylli 45-vjeçar i reality show-t pozon me pilotin 41-vjeçar të Formula-s 1 dhe vajzën e saj tetëvjeçare Chicago, transmeton Indeksonline.

Bashkëthemeluesi i SKIMS-it postoi fotot të hënën pasi familja kaloi Ditën e Pavarësisë pranë liqenit.

Selfie tregon Kim dhe Hamilton duke pozuar krah për krah, me Chicago-n të mbështetur pranë nënës së saj. Është fotografia e parë e çiftit së bashku me një nga fëmijët e saj.

Kardashian tregoi edhe momente të tjera nga pushimet, duke përfshirë fotot e fëmijëve të saj Psalm (7), Saint (10) dhe North (13). 

“Verë në liqen me njerëzit e mi të preferuar ✨🦋”, shkroi ajo krahas postimit./Indeksonline/

View this post on Instagram

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)