Yamal tallet me teorinë e numrave: Kujtoi deklaratën e Roberto Martinezit para eliminimit të Portugalisë
Lamine Yamal ka dhënë një përgjigje me humor kur u pyet nëse beson te numerologjia, duke e lidhur atë me deklaratën që trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, bëri para përballjes me Spanjën.
Para ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës, Martinez kishte folur për “numrin e fatit” të Portugalisë, shkruan Indeksonline
Lamine Yamal se paye la tête de Roberto Martinez 😂
Alors qu’un journaliste lui a demandé s’il croyait en la numérologie, puisque le numéro 19 semble être un symbole fort pour lui (son âge, son numéro de maillot et le jour de la finale de la Coupe du monde), le prodige espagnol… pic.twitter.com/MDMPrA27Xy— As Quinas 🇵🇹 (@AsQuinasOff) July 13, 2026
“Numri 6 mund t’i sjellë ekipit fat, sepse Portugalia e fitoi EURO 2016 dhe rezultatin më të mirë në Kupën e Botës e arriti në vitin 1966”.
Megjithatë, Portugalia u eliminua nga Spanja pas humbjes 1:0, me golin vendimtar të Mikel Merinos.
Në konferencën për shtyp para gjysmëfinales, Yamal u pyet nëse fakti që po mbush 19 vjeç, mban fanellën me numrin 19 dhe finalja zhvillohet më 19 korrik është një shenjë fati.
Talenti spanjoll u përgjigj me një batutë: “Jo, sepse trajneri i Portugalisë tha diçka të ngjashme… dhe pastaj shënoi Mikel Merino”.
Sonte nga ora 21:00, Spanja takohet me Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës./Indeksonline/

