75 Mall Live Search
10:34 / E Martë, 14 Korrik 2026 / G T

“Çmendet” Manchester City, 100 milionë euro për një 18-vjeçar që shkëlqeu në Kupën e Botës

Skuadra e Manchester Cityt është interesuar për shërbimet e mesfushorit, Ayyoub Bouaddi nga Maroku.

Bouaddi shëkelqeu me Marokun në Kupën e Botës dhe tashmë skuadra angleze kërkon shërbimet e tij, shkruan Indeksonline

Siç raporton “The Athletic”, City e ka në plan t’i ofrojë më shumë se 100 milionë euro.

18-vjeçari është pjesë e Lille, por një ofertë e tillë do e bënte një prej lojtarëve më të shtrenjt që largohet nga Ligue 1.

PSG-ja fillimisht kishte shprehur interesim, por duket se skuadra e Luis Enriques ka plane tjera në merkato./Indeksonline/

🚨 Man City pushing hard for Ayyoub Bouaddi from Lille. High among 18yo’s suitors (#PSG not in contention) & while others favour season on loan at #LOSC, #MCFC would integrate now. Price ~€100m + Morocco int’l expected to make decision soon @TheAthleticFC https://t.co/W4oq8mi9RD— David Ornstein (@David_Ornstein) July 14, 2026