Granit Xhaka pas rikthimit në Zvicër: S’kemi emra të mëdhenj, por kemi një unitet!
Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ka falënderuar tifozët për mbështetjen e dhënë gjatë Kupës së Botës, duke theksuar se forca më e madhe e skuadrës ishte uniteti.
Gjatë pritjes së organizuar për kombëtaren, Xhaka u shpreh krenar për rrugëtimin e ekipit dhe rezultatet e arritura në turne, shkruan Indeksonline
“Shpresoj që ju kemi bërë të lumtur. Ajo që na bën të veçantë është uniteti ynë. Nuk kemi emra të mëdhenj, por kemi një grup të bashkuar dhe një frymë skuadre të veçantë. Është e vështirë ta kuptosh plotësisht atë që kemi arritur, por në fund mund të jemi krenarë për gjithçka që kemi bërë”, deklaroi Xhaka.

Mesfushori shtoi se tani do të shijojë pushimet me familjen, përpara se të rikthehet në angazhimet e tij.
“Tani do të shkoj me pushime dhe do të kaloj kohë me familjen. Më pas do t’i rikthehem punës, edhe pse me fëmijët nuk ke kurrë qetësi. Tani më pret një punë tjetër”, tha ai me humor.
Atmosfera në pritjen e organizuar në Turbinenplatz ishte festive, ndërsa tifozët duartrokitën gjatë futbollistët e përfaqësueses zvicerane. Ovacionet më të mëdha i morën Breel Embolo, Johan Manzambi dhe Granit Xhaka./Indeksonline/

