75 Mall Live Search
10:40 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Arrestohen dy burra në Prizren për dhunë ndaj grave

Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy burra në dy raste të ndryshme sepse ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj grave të tyre.

Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 13:00 në fshatin Lubiçevë të Prizrenit ndërsa rasti i dytë është iniciuar në fshatin Vraniq i Suharekës.

Në të dyja rastet viktimat janë trajtuar në institucione shëndetësore kompetente ndërsa burrat e dyshuar janë ndaluar nën masën e arrestit policor dhe ndaj tyre do të iniciohet kallëzim penal në prokurori të shtetit./Indeksonline/