75 Mall Live Search
12:46 / E Shtunë, 03 Mars 2018 / indeksADMonline

Gjendje e rëndë në QKUK, kështu trajtohen të sëmurët me kancer! (Foto)

Gjendje e rëndë vazhdon të jetë në infrastrukturën e brendshme të QKUK-së e në të cilën edhe më tej paraqitet mungesa për kujdesin elementar ndaj pacientëve siç janë shtretërit.

Indeksonline kanë siguruar disa fotografi nga Reparti te Hematologjisë, në të cilën shihen nga dy pacientë në një shtrat në gjendje të rënë shëndetësore, duke marrë kimioterapinë.

Ata gjithashtu ankohen edhe për mungesën e medikamenteve e deri tek sistemet e infuzioneve të cilat detyrohen ti blejnë vetë.

Një person i cili deshi të mbesë anonim, ka treguar për “Indeksonline” rastin e tij i cili thotë se çdo javë e dërgon babanë e tij në Repartin e Hematologjisë për të marrë kimioterapinë.

“Detyrohem ti siguroj medikamentet për kimioterapinë e babait tim, siç është medikamenti “Myrin 100 ml”, të cilin e blejë me çmim prej 250 euro në barnatoret private edhe atë në të zezën sepse nuk kanë drejtë ta posedojnë këtë ilaç. Ndërsa në Repartin e Hematologjisë lëre që gjendet ky  medikament por detyrohemi ti blejmë vetë edhe sistemet e infuzionit”, ka thënë ky qytetar.

Ai ka treguar se si personat me kimioterapi kanë vështirësi të marrin infuzionet sepse duhet që nga dy pacient duhet të shtrihen në një shtrat.

“Kimioterapia është e rëndë për një pacient sepse i duhet hapësire dhe pushim, ndërsa çdo here që vijmë këtu lere që duhet ti blejmë të gjitha vetë por duhet të presim në rend që të zëmë një shtrat për ta marrë pastaj ilaçin, e ka edhe nga ata që këtë terapi e marrin të ulur në karrige, 2 deri në 3 ore”, ka rrëfyer tutje ky qytetar. /Indeksonline/ /A.B/

Pamje dëshpëruese: Kështu duken shtretërit në njërin prej reparteve të QKUK-së (Foto)