12:14 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Toyota mban premtimin, i dhuron modelin e ri infermieres që sakrifikoi makinën e saj për t’i shpëtuar pacientët

Toyota ka mbajtur premtimin që bëri javën e kaluar ndaj infermieres Ally Pierce.

Toyota Tundra e djegur nga flakët tani është zëvendësuar me modelin e ri Tundra TRD Pro 2018.

Për ju që nuk e keni dëgjuar historinë, Allyn Pierce, që punon si infermiere në një spital në Kaliforni, ka përdorur makinën e saj për të evakkuar pacientët nga spitali dhe për t’i mbrojtur ata nga fatkeqësia, shkruan IndeksOnline.

Toyota dëgjoi për aktin e trimërisë dhe publikoi një shkrim në Instagram: “Ne jemi të përulur për aktin tuaj duke rrezikuar jetën dhe duke përdorur makinën për t’i evakuuar njerëzit në një vend të sigurt. Mos u shqetësoni për makinën, ne jemi të nderuar që t’ju dhurojmë një të re”.

Ky postim ishte javën e kaluar, ndërsa tani Pierce ka pranuar makinën e re nga Toyota.