75 Mall Live Search
15:27 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ora 10 e mëngjesit, pacientët në QKMF në Podujevë nuk marrin shërbime mjekësore

Qytetarët në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë  në ora 10:15 të mëngjesit nuk kanë mundur të marrin asnjë shërbim mjekësor.

Kjo pasi, asnjë nga stafi mjekësor nuk ishin në vendin e tyre të punës.

Siç shihet në këtë video të dërguar nga një pacient i kësaj qendre, në ora 10 e 15 të gjitha dyert ishin të mbyllura.

Derisa, qytetarët në mesin e tyre edhe të moshuar prisnin që të merrnin shërbime mjekësore të nevojshme.

Ndryshe, QKMF-ja në Podujevë shpesh është cak i kritikave nga vet pacientët.

Shikoni më poshtë pamjet./Indeksonline/