75 Mall Live Search
17:16 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

Kjo është gjendja e stadiumit të Prishtinës pas motit me ngrica në kryeqytet (Foto/Video)

Pas shiut/borës dhe ngricave, janë rikthyer punimet intensive në stadiumin e Prishtinës.

Nuk ka mbetur shumë dhe stadiumi ku do të luaj klubi kryeqytetas dhe Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë gati, shkruan IndeksOnline.

Në disa foto të siguruara nga IndeksOnline ditën e sotme (e hënë), shihet se punimet po vazhdojnë në mënyrë të rregullt edhe pse “slowmotion” dhe se stadiumi ka marr një formë shumë të mirë.

Por, ajo që duket shqetësuese është bari, i cili është tharë për shkak të borës dhe shiut.

Po të ishte gati ky stadium, shumë sportdashës do ta kishin mundësinë ta shikonin Kosovën tek luan miqësore me Madagaskarin (25 mars) dhe Burkina Fason (27 mars). Dy miqësoret Kosova i luan në Francë./IndeksOnline/