Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Shtime, dyshohet për të vdekur (Video/Foto)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën Prishtinë-Shtime.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion transportues, raporton Indeksonline.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë thënë se në këtë aksident dyshohet se ka edhe viktima.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë të cilat janë duke u marrë me rastin./Indeksonline/