Kur Granit Xhaka i “tutë sorrat” me goditjen e tij (Video)
Forma e Granit Xhakës te Arsenali vazhdon të merr kritika në mediat angleze. Futbollisti kosovar me pasaportë zvicëriane ka qenë nga lojtarët me notën më të ulët në ndeshjen ndaj Milanit.
Se Xhaka është larg formës së tij, tregon edhe kjo goditje e tij zhgënjyese në fundin e ndeshjes me Milanin.
Madje fansat e Arsenalit nëpërmjet forumeve po kërkojnë që Xhaka të jetë në bankën rezervë në ndeshjet e ardhshme.
Carragher e Neville janë poashtu dy analistët që kanë kritikuar formën e mesfushorit kosovar./Indeksonline/